Transmetuar më 17-10-2026, 18:56

Dita e pestë e protestës kundër qeverisë u shndërrua në një arenë të vërtetë përplasjesh të përgjakshme në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku situata ka rrëshqitur drejt pikës më të nxehtë të tensioneve.

Përgjatë përleshjeve të ashpra mes forcave të rendit dhe protestuesve, drejt kordonit policor janë hedhur bombave molotov, duke bërë që dy efektivë të Repartit "Shqiponja" të përfshihen nga flakët në mes të rrugës. Ndërhyrja e menjëhershme e kolegëve të tyre bëri të mundur fikjen e shpejtë të zjarrit dhe shmangien e pasojave fatale për jetën e punonjësve.

Ndërkaq, përparimi i trupave policore po ndesh në një rezistencë të fortë, teksa disa efektivë të tjerë kanë mbetur të plagosur e të gjakosur si pasojë e goditjeve masive me gurë e sende të forta nga turma. Ndërhyrja e policisë po vijon me vështirësi të mëdha për të marrë kontrollin e situatës në terren.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit