Transmetuar më 17-10-2026, 18:21

Vijojnë trazirat dhe përplasjet e ashpra në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku ndërhyrja e forcave të policisë pranë godinës së Piramidës u shoqërua me përdorimin e gazit lotsjellës dhe përshkallëzim të dhunës fizike.

Gjatë shpërndarjes së turmës nga forcat e shumta policore, një i ri është rrëzuar në tokë dhe ka mbetur pa ndjenja për disa minuta pa marrë ndihmën e menjëhershme mjekësore. Ngjarja shkaktoi panik te të pranishmit deri në mbërritjen e një autoambulancë, trupa mjekësore e së cilës ndërhyri për t’i dhënë ndihmën e parë dhe për ta transportuar drejt spitalit.

Aktualisht nuk ka ende një njoftim zyrtar nga autoritetet apo bluzat e bardha mbi gjendjen shëndetësore të të riut të dëmtuar, ndërsa situata në terren mbetet mjaft e tensionuar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit