

Përshkallëzimi i tensioneve dhe përplasjeve përpara godinës së Kryeministrisë ka prekur drejtpërdrejt edhe gazetarët dhe ekipet e terrenit që po mbulonin ngjarjen.
Gjatë raportimit të drejtpërdrejtë, gazetari Fatjon Gjinaj u dëmtua pasi u godit në dorë nga një bombol gazi lotsjellës, si dhe pësoi probleme me frymëmarrjen nga koncentrimi i lartë i lëndëve djegëse në ajër.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, edhe disa raportues e operatorë të tjerë mediatikë janë prekur nga gazi gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit. Rrethanat e plotë të incidentit ndaj punonjësve të medias pritet të sqarohen më tej.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






