

17 tetor 2026, ora 17:20 – Situata e protestës në Tiranë është tensionuar pranë Piramidës, ku protestuesit janë drejtuar me vrap drejt efektivëve të policisë. Pak minuta më parë, uniformat blu kanë përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën.
Përplasjet kanë vijuar pas rezistencës së protestuesve dhe hedhjes së gurëve e sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit. Në këto kushte, efektivët e forcave “Shqiponja” dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë janë tërhequr, duke u mbrojtur nga sendet që hidheshin drejt tyre.
Ndërkohë, zhvillimet e protestës po monitorohen edhe nga tarraca e Kryeministrisë, ku janë pozicionuar efektivë policie të pajisur me dylbi. Pranë tyre ndodhet edhe një kamerë me rezolucion të lartë, përmes së cilës vëzhgohen lëvizjet në zonën e protestës.
Në të njëjtën kohë, përreth godinës së Kryeministrisë janë shtuar forcat e policisë, me efektivë të tjerë në gatishmëri për të përballuar situatën e krijuar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






