Transmetuar më 17-10-2026, 17:32

17 tetor 2026 – Një incident është regjistruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku protestuesit kanë sjellë një automjet tip “Audi” përpara autobotëve të ujit të policisë, duke e shtyrë drejt tyre.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, lëvizja e automjetit ka bërë që efektivët e policisë të tërhiqen me shpejtësi. Më pas, protestuesit kanë shkatërruar makinën dhe i kanë vënë flakën.

Deri në këto momente, nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi pronësinë e automjetit apo rrethanat në të cilat ai është marrë dhe është sjellë në bulevard.

Ndërkohë, përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë vijuar me hedhjen e gurëve në drejtim të efektivëve. Në kundërpërgjigje, policia ka përdorur sasi të mëdha gazi lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Ngjarja ka shtuar tensionet në bulevardin kryesor të kryeqytetit, ku protesta është shoqëruar me incidente dhe përplasje të vazhdueshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit