

Tiranë, 17 tetor 2026 – Situata para Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë shoqëruar me incidente të njëpasnjëshme.
Gjatë protestës, qytetarët kanë hedhur bomba molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa si pasojë e përplasjeve ka marrë flakë një prej autobotave të ujit të pranishëm në zonë.
Nga ana tjetër, policia është kundërpërgjigjur duke shtuar përdorimin e gazit lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa incidentet kanë vijuar në zonën përpara godinës së Kryeministrisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






