

Tiranë, 17 tetor 2026 – Përplasjet mes protestuesve të rinj dhe forcave të policisë kanë shoqëruar protestën e zhvilluar para Kryeministrisë gjatë orëve të drekës, ku janë përdorur gaz lotsjellës, gurë dhe bomba molotov.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, policia ka shtuar përdorimin e gazit lotsjellës për shkak të pranisë së madhe të studentëve dhe nxënësve të mbledhur në protestë. Gazi është hedhur edhe nga zona e Kullave Binjake, ndërsa era ka ndikuar në përhapjen e tij në zonën përreth.
Gjatë përplasjeve, efektivët kanë hedhur gurë drejt protestuesve, ndërsa disa prej të rinjve janë kundërpërgjigjur me bomba molotov.
Situata është përshkallëzuar, duke sjellë përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të rendit në zonën përpara Kryeministrisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






