

Tiranë, 17 tetor 2026 – Një protestuese është lënduar gjatë tubimit pranë Ministrisë së Arsimit, pasi është goditur në ballë nga një plumb gome, që sipas dëshmisë së saj është lëshuar nga forcat e policisë.
E reja ka treguar se në momentin e incidentit nuk ndodhej në rreshtat e parë të protestës. Ajo u shpreh se goditja mund të kishte sjellë pasoja edhe më të rënda, nëse nuk do të mbante syze.
“ Kjo goditje ishte e rëndë, nuk isha as në rreshtin e parë. Nëse s’do kisha syzet, do isha dëmtuar rëndë në sy. Jam goditur në ballë”, deklaroi protestuesja mes emocioneve.
Pas incidentit, të resë iu dha ndihma e parë mjekësore në terren.
Ngjarja vjen në një situatë të tensionuar gjatë protestës në Tiranë, ku janë raportuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Ndërkohë, janë ngritur shqetësime lidhur me përdorimin e plumbave të gomës dhe forcës policore gjatë ndërhyrjes për menaxhimin e turmës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






