Transmetuar më 17-10-2026, 14:59

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i është bashkuar sërish protestës në Tiranë, ku është pritur ngrohtësisht nga qytetarët e mbledhur në kryeqytet.

Ndryshe nga ajo që ndodh prej ditësh, kur çdo deputet i Partisë Demokratike përballet me reagime refuzuese nga protestuesit, Korreshi ka marrë një pritje të ngrohtë.

Disa prej protestuesve e kanë përshëndetur dhe përqafuar deputetin nga Lushnja, ndërsa të tjerë kanë kërkuar të bëjnë fotografi selfie me të.

I njohur për mënyrën e tij karakteristike të denoncimit të problematikave në zonën e Lushnjës, Korreshi ka lëvizur mes turmës, duke bashkëvepruar me protestuesit, pa hasur reagimet kundërshtuese që shoqëruan praninë e disa prej kolegëve të tij në protestën e mëparshme.

Më herët dje, protestuesit degjeneruan deputetin demokrat Klevis Balliu duke e shtyrë drejt Lanës dhe duke e detyruar të kalojë me këmbë lumin me ujëra të zeza që përshkon qendrën e Tiranës pasi e përzunë nga protesta.

Pamje virale në rrjet, deputeti Balliu duke iu futur Lanës më këmbë pasi e përzunë protestuesit

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit