Transmetuar më 17-10-2026, 13:37

TIRANË — Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar publikisht lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e së premtes ku ish-deputeti Klevis Balliu u sulmua nga disa protestues dhe u detyrua të kalonte përmes shtratit të lumit Lana për t’iu drejtuar selisë së PD-së.

Berisha i cilësoi aktet e dhunës si veprime "rrugaçërore" të orkestruara dhe të frymëzuara nga kryeministri Edi Rama, ndërsa u bëri thirrje përfaqësuesve politikë të opozitës që të vijojnë të qëndrojnë pranë rinisë dhe protestuesve në shesh.

Lidhur me sulmin ndaj Balliut dhe përgjegjësinë e pretenduar të qeverisë, Sali Berisha deklaroi:

"Mos harro, ka rryma të ndryshme aty. Ka rryma të cilat janë absolutisht në funksion 24 orë mbi 24 orë me Policinë e Shtetit dhe Edi Ramën. Ju e dëgjuat aktin e rrugaçërisë ndaj deputetit Klevis Balliu, i cili që nga dita e parë e protestës është në protestë me studentët. Çfarë ishte ajo që t’ua them unë ju? Ajo u ndërmor nga një person që para syve të tij u bëri thirrje studentëve të largoheshin nga bulevardi. Thirrje të tillë bën me megafon policia që ta dini ju, kush ka qenë në protestë e ka parasysh. Dhe kur e pa që u kuptua, ndërmori aktin. Ai ishte me mision sigurisht, sepse Edi Rama u hakmor në mënyrë primitive për vezët që hëngri në Parlament. Po i them Edi Ramës se me rrugën e hakmarrjes mund të paguash çmimin më të tmerrshëm. Prandaj, hiq dorë nga hakmarrja! Pra, nuk përfaqëson asgjë nga studentët e vërtetë."

Sipas kreut të PD-së, personat që kryen sulmin ndaj Balliut nuk përfaqësojnë studentët e vërtetë, por kishin mision të vetëm provokimin e situatës në dobi të policisë dhe pushtetit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit