Transmetuar më 17-10-2026, 13:27

TIRANË — Tensionet e ashpra po vijojnë përballë godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku pavarësisht përdorimit të plumbave të gomës, ujit me presion dhe gazit lotsjellës nga forcat e rendit, protestuesit refuzojnë të tërhiqen nga sheshi.

Të rinjtë dhe qytetarët e pranishëm po vijojnë qëndresën e tyre në rrugë, duke u rimarrë pozicionet pas ndërhyrjes së policisë.

Nga mesi i turmës dhe tymit të krijuar në shesh po dëgjohen brohoritje masive dhe unisone kundër kreut të qeverisë, ku protestuesit kërkojnë largimin e menjëhershëm të tij.

Gjatë përballjes me kordonin e policisë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit thërrasin në kor:

"Edi Rama, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!"

Përplasjet mes manifestuesve dhe efektivëve të policisë vijojnë të jenë të pranishme në segmentin rrugor përreth ministrisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit