

TIRANË — Situata në protestën përballë godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është përshkallëzuar masivisht gjatë ditës së sotme, ku forcat e Policisë së Shtetit kanë nisur të përdorin plumba gome ndaj protestuesve.
Siç konfirmohet edhe nga pamjet e regjistruara në vendngjarje, një prej efektivëve të policisë i pozicionuar pranë ministrisë ka qëlluar me një pushkë të posaçme për municion gome në drejtim të turmës së qytetarëve dhe të rinjve që ndodheshin në shesh.
Përdorimi i armëve me plumba gome ka shkaktuar menjëherë të lënduar në radhët e manifestuesve:
Një prej protestuesve është goditur me plumb gome në zonën e gjoksit.
Një tjetër i ri është goditur në këmbë.
Menjëherë pas përdorimit të plumbave të gomës, forcat e rendit kanë ndërhyrë me automjete uji me presion për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve nga rruga kryesore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






