

TIRANË — Protesta masive përballë godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit po shoqërohet me tensione të larta dhe akte rezistence, ku të rinjtë kanë bllokuar segmentin rrugor duke i vënë flakën kontejnerëve të mbeturinave.
Protestuesit kanë shkulur kangjellat mbrojtëse anës rrugës dhe i kanë vendosur ato në mes të aksit automobilistik, duke krijuar një barrikadë mbrojtëse përballë kordonit të efektivëve të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, koshat e plehrave janë grumbulluar në mes të rrugës para ministrisë dhe u është posaçërisht vënë flaka.
Aksioni i sotëm nisi me përplasje të ashpra mes studentëve dhe efektivëve të rendit, pasi protestuesit kërkuan përgjegjësi për ngjarjen e një dite më parë, ku një efektiv shtyu me forcë një 21-vjeçar, i cili ka pësuar krisje të shtyllës kurrizore dhe po trajnohet në Spitalin e Traumës.
Përmes tymit dhe flakëve që përfshinë rrugën kryesore, të rinjtë kanë vijuar thirrjet kundër klasës politike në vend, duke brohoritur në kor “Duam revolucion!”, si dhe “Rama n’burg” e “Berisha n’burg”.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






