Transmetuar më 17-10-2026, 13:07

Një grup gjimnazistësh dhe studentësh që ishin mbledhur para bashkisë Durrës dhe theksojnë se janë në ditën e tyre të tretë të protestës.

Në një moment ka nisur konfrontimi. Nën thirrjet Rama ik, disa pjesëmarrës hodhën gurë në drejtim të bashkisë së qytetit.

Disa të tjerë i vunë flakën disa kazanëve për mbeturinave. Po ashtu janë shkulur dhe dëmtuar disa kangjella hekuri dekorative.

Protesta u shndërrua në marshim dhe të rinjtë u afruan te Posta Shqiptare duke thyer xhamat e saj.

Më tej u drejtuan për të drejtoria e policisë Durrës. Këtu u bllokuan nga forca policore që nisën reagimin pengues.

Momentalisht ka nisur aksion policor dhe po arrestohen forcërisht disa protestues.

Ndërhyrja e policisë ndodhi pasi protestuesit nisën të godisnin postën dhe po tentonin ti afroheshin selisë së tyre.

Situata vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa studentët dhe të rinjtë kanë vijuar tubimin në rrugët e qytetit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit