

Peqin, 62-vjeçari dyshohet se tentoi të vriste fqinjin me kosore pas konfliktit për pronën
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot edhe në fshatin Kodras të Peqinit, ku një 62-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë fqinjin e tij me kosore, pas një konflikti për motive pronësie.
Sipas Policisë, shërbimet e Komisariatit të Peqinit janë njoftuar se një person ishte goditur me kosore dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Në vijim të veprimeve, është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi I. H., 62 vjeç, banues në fshatin Kodras.
Policia thotë se 62-vjeçari dyshohet se ka tentuar të vrasë fqinjin e tij, A. D., 52 vjeç, pas një konflikti që lidhej me çështje pronësie.
I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndaj 62-vjeçarit është ngritur akuza për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






