Transmetuar më 17-10-2026, 12:38

Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Barbullush të Shkodrës, ku një 73-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka goditur me çekiç bashkëshorten e tij.

Sipas Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 73 vjeç, banues në Barbullush, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë.

Hetuesit dyshojnë se 73-vjeçari e ka goditur bashkëshorten me një çekiç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Gruaja është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e saj raportohet e rëndë.

Çekiçi i dyshuar si mjeti i përdorur në ngjarje është sekuestruar nga Policia në cilësinë e provës materiale.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivin e ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit