

TIRANË — Studentët dhe gjimnazistët janë grumbulluar sot në ditën e pestë të revoltës masive kundër qeverisë, ku kanë ndërmarrë një tjetër akt simbolik përballë godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Protestuesit i kanë vënë flakën një valixheje e përdorur prej tyre si simbol i braktisjes së vendit dhe emigrimit masiv të të rinjve dhe e kanë hedhur atë pranë ministrisë së Arsimit.
Të rinjtë kanë marshuar drejt godinës zyrtare duke thirrur me një zë parullat “Rama, jep dorëheqjen!”. Kjo është dita e pestë e protestave intensive në kryeqytet dhe në disa rrethe të vendit, të cilat gjatë ditëve të fundit janë shoqëruar me përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






