

DURRËS- Protesta në Durrës po shoqërohet me tensione të ashpra, ku ka pasur edhe disa arrestime. Siç shihet edhe në pamje, studentë dhe protestues janë mbledhur sërish në rrugët e qytetit, ku kanë nisur marshimin. Gjatë protestës, një pjesë e tyre kanë djegur kosha mbeturinash dhe kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore vertikale.
Tensionet vijnë pas protestës së së premtes, kur studentët u mblodhën para Drejtorisë së Policisë në Durrës, duke kërkuar lirimin e shokëve të tyre të shoqëruar në komisariate pas incidenteve gjatë tubimit.
Gjatë protestës, të rinjtë u bënë thirrje edhe punonjësve të Policisë që të heqin uniformat dhe tu bashkohen atyre, me argumentin se qeveria, të cilën e akuzojnë për korrupsion, po i vendos përballë fëmijëve të tyre
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






