

ELBASAN — Një grup të rinjsh kanë nisur sërish protestën gjatë ditës së sotme në qytetin e Elbasanit, ku tubimi është shoqëruar edhe sot me djegie kazanësh të plehrave so dhe dëmtim të disa reklamave në rrugët kryesore.
Protestuesit fillimisht janë grumbulluar në qendër të qytetit dhe më pas kanë marshuar përgjatë rrugëve kryesore.
Me thirrje e parulla të tilla si "Rama në burg", "Berisha në burg" si dhe "Rama jep dorëheqjen", të rinjtë u kanë bërë thirrje qytetarëve që ndodheshin në lokale që t’u bashkohen tubimit.
Gjatë marshimit, situata ka precipituar në përdorim dhune ku protestuesit u kanë vënë flakën disa kontejnerëve të mbeturinave, kanë thyer reklama e stola publikë, si dhe kanë rrëzuar disa shtylla ndriçimi përgjatë rrugës.
Forcat e Policisë së Shtetit kanë ndjekur e monitoruar nga afër lëvizjen e protestuesve dhe zhvillimin e situatës në rrugët e qytetit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






