Transmetuar më 17-10-2026, 11:58

TIRANË — Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, i është bashkuar sot protestës masive para godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Gjatë një prononcimi për mediat, ai hodhi akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe sistemit arsimor në vend, duke pretenduar se ky sistem promovon figura që kanë kryer plagjiaturë. Muka e cilësoi institucionin si “Ministria e Plagjiaturës”, ndërsa shtoi se prindërit po mbështesin fëmijët e tyre në shesh për të mbrojtur të ardhmen.

Lidhur me situatën në ministri dhe përballjen me protestat, Taulant Muka deklaroi:

"Kjo është Ministria e Plagjiaturës. S’ka kopjac dhe hajdut që nuk ka lënë pa promovuar ky sistem. Prindërit, në një farë mënyre, janë këtu, sepse kanë lënë fëmijët e tyre që të protestojnë. Qeveria i kishte vënë zjarrin shtetit. Ishte shtet që kishte poste, por jo letra. Ministrja shqetësohej për ‘like’-t dhe sharjet, dhe jo për studentët. Kur unë zbulova plagjiaturat, nuk donte të merrte masa. Këtë gjë e ka konfirmuar dhe SPAK sot. Goditja më e fortë që ka qenë është takimi i parë me qeverinë. Dolën tabelat me sharje dhe ‘like’-t që marrin në rrjetet sociale. Dje i ishte trashur gjuha nga medikamentet antipanik, pasi nuk shqiptonte dot TH dhe DH. Ditët dhe orët e tij janë të numëruara. Rinia është zemra dhe shpirti i këtij kombi."

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit