

VLORË — Efektivët e Policisë së Shtetit kanë shoqëruar me forcë disa adoleshentë gjatë protestës së zhvilluar në qytetin e Vlorës kundër projektit të bashkisë për ndërtimin e Muzeut Hebraik.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, mes personave të shoqëruar në ambientet e komisariatit konfirmohet se ka edhe të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç.
Pamjet e publikuara nga zhvillimi i protestës tregojnë momentet e përplasjes fizike, ku efektivët e policisë i marrin të rinjtë me forcë nga turma dhe i fusin brenda automjeteve ushtarake e policore.
Ndërhyrja dhe shoqërimet e dhunshme nga forcat e rendit kanë ndodhur gjatë reagimit të qytetarëve dhe aktivistëve që po kundërshtojnë zbatimin e projektit të planifikuar nga Bashkia e Vlorës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






