

TIRANË — Një 16-vjeçar, i cili i është bashkuar protestës përballë godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, u është drejtuar me një mesazh të drejtpërdrejtë forcave të policisë, duke u bërë thirrje atyre t’i bashkohen tubimit dhe të mos ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve.
I mituri tregoi se merr pjesë çdo ditë në protestë pasi kërkon një të ardhme më të mirë në vendin e tij. Ai sqaroi se pse nuk është dhunuar personalisht nga forcat e rendit, disa prej shokëve të tij të mitur janë arrestuar dhe janë mbajtur në komisariat më gjatë nga sa lejohet me ligj.
16-vjeçari pranoi gjithashtu se prindërit e tij fillimisht nuk kishin qenë dakord që ai të merrte pjesë në protestë, por vendosi të dilte pasi kërkon ndryshim.
Lidhur me thirrjen e tij ndaj policisë dhe bisedën me prindërit, 16-vjeçari deklaroi:
"Hiqeni kapelën! Mendoni për të ardhmen tonë. Jam 16 vjeç dhe vij çdo ditë në protestë. Nuk duam të na rrahin. Kemi bërë pesë muaj protestë. Nuk mjaftonte ajo protestë. Si do të futet ai në BE? Nuk jam dhunuar, por shokët e mi. Janë arrestuar ata. Janë mbajtur më shumë seç duhet në rajon, janë pyetur, janë të mitur. Prindërit nuk ishin dakord që të dilja. U thashë: ‘Dua të protestoj për të ardhmen time’. I thashë: ‘Do të dal dhe dua një të ardhme më të mirë’."
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






