Transmetuar më 17-10-2026, 11:31

VLORË — Momente të fortë tensioni janë regjistruar gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në qytetin e Vlorës, ku protestuesit kanë tentuar të rrëzojnë rrethimin e mbrojtur dhe të futen me forcë brenda hapësirës së objektit.

Përpjekjet e protestuesve për të depërtuar në zonën e projektit janë përballur me rezistencën e forcave të policisë, çka ka çuar në përplasje fizike dhe shtyrje të vazhdueshme mes palëve. Gjatë tensioneve, forcat e rendit kanë tentuar të shoqërojnë një nga protestuesit në komisariat, por ndërhyrja e menjëhershme e turmës nuk e ka lejuar realizimin e shoqërimit.

Gëzim Zilja, një nga organizatorët e protestës kundër këtij projekti, deklaroi se Gjykata e Lushnjës ka vendosur pezullimin e punimeve, mirëpo theksoi se tubimet nuk do të ndalen deri në anulimin e plotë të ndërtimit.

Lidhur me qëndrimin e protestuesve dhe ecurinë e mëtejshme të reagimit, organizatori Gëzim Zilja deklaroi:

"Nuk do të lejojmë ndërtimin e një muzeu hebre në Vlorë."

Protestuesit kanë bërë me dije se do të vijojnë qëndresën dhe tubimet e tyre derisa projekti për muzeun të anulohet tërësisht.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit