Transmetuar më 17-10-2026, 10:34

Tiranë, 10 arrestime të tjera pas protestës, 22 persona procedohen penalisht, 8 policë të dëmtuar

Policia e Tiranës njoftoi pak më parë arrestime të reja dhe procedime penale në vijim të hetimeve për incidentet e regjistruara gjatë protestës së një dite më parë në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, janë arrestuar në flagrancë 10 persona, të moshave nga 18 deri në 37 vjeç, ndërsa 22 shtetas të tjerë janë proceduar penalisht.

Në pranga kanë rënë personat me inicialet K. B., 20 vjeç; L. L., 18 vjeçe; J. W., 37 vjeç; M. J., 28 vjeç; R. B., 30 vjeç; E. Xh., 23 vjeç; E. B., 19 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. S., 20 vjeç dhe K. B., 18 vjeç.

Policia thotë se personat e arrestuar dhe të proceduar janë kapur duke hedhur gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të efektivëve dhe godinës së Ministrisë së Arsimit.

Sipas të njëjtit burim, nga incidentet janë shkaktuar dëme materiale në godinën e ministrisë dhe në sinjalistikën rrugore.

Gjatë protestës janë dëmtuar 8 punonjës policie.

Veprimet hetimore dhe procedurale vijojnë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit