Transmetuar më 17-10-2026, 09:49

TIRANË — Gjithsej 24 persona kanë marrë trajtim mjekësor pas përplasjeve gjatë protestës së 16 tetorit në Tiranë dhe në rrethe, mes të cilëve përfshihen efektivë policie, protestues dhe kalimtarë të rastit.

Sipas të dhënave zyrtare mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve, shumica e tyre janë larguar nga spitalet pas marrjes së ndihmës së parë, ndërsa dy persona vijojnë të marrin kujdes mjekësor në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë u trajtuan 21 persona, prej të cilëve 8 efektivë policie, 10 protestues (përfshirë 3 të mitur) si dhe 3 kalimtarë.

Aktualisht, në Spitalin e Traumës po marrin shërbim mjekësor një kalimtar, i cili ndodhet në gjendje të qëndrueshme, si dhe një protestues 21-vjeçar që po monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë. Mjekët konfirmojnë se për të riun nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.

Lëndime janë regjistruar edhe në spitalet rajonale në rrethe:

Në Spitalin Rajonal të Vlorës kanë marrë trajtim mjekësor 1 efektiv policie dhe 2 të mitur, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme janë larguar nga spitali.

Në Spitalin Rajonal të Lezhës ka marrë trajtim mjekësor një e mitur, e cila po ashtu është lënë e lirë pas asistencës mjekësore.

Të gjithë personat e tjerë që kërkuan ndihmë mjekësore kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitalet jashtë rrezikut për jetën.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit