Transmetuar më 17-10-2026, 09:42

TIRANË — Salla e Gjykates së Tiranës po pret këtë të shtunë 63 protestues të arrestuar gjatë akteve të dhunshme në protestat që kanë përfshirë vendin gjatë katër ditëve të fundit, ku janë shënuar sulme me gurë dhe lëndë djegëse ndaj institucioneve dhe efektivëve të policisë.

Ndaj personave të ndaluar rëndojnë një sërë veprash të rënda penale, përfshirë "Goditje për shkak të detyrës", "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit", "Shkatërrimi i pronës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik" si dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Vetëm një ditë më parë, trupa gjykuese shqyrtoi masat e sigurisë për 18 protestues të tjerë, nga të cilët një u la në masën e arrestit në burg, 6 u caktuan në arrest shtëpie dhe 11 të tjerë u u lanë me masën "detyrim paraqitjeje".

Sipas të dhënave zyrtare, shkatërrimet e pronës publike e private, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe dhuna e ushtruar ndaj punonjësve të policisë gjatë protestave në Tiranë dhe në disa rrethe të tjera kanë çuar deri tani në pranga 152 persona, ndërsa 324 shtetas të tjerë po procedohen penalisht në gjendje të lirë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit