Transmetuar më 17-10-2026, 07:36

Territori i vendit do të ndikohet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ku mbizotërues do të jetë moti i kthjellët në pjesën më të madhe të rajoneve, pavarësisht uljes së temperaturave.

Sipas parashikimit meteorologjik, nga orët e mesditës deri në pasdite pritet të shfaqen vranësira të pakta deri mesatare kalimtare, të cilat do të jenë më të dukshme në zonat malore në lindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 3 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe përgjatë luginave shpejtësia e saj do të arrijë herë pas here deri në 8 m/s. Në det parashikohet një valëzim i lehtë i forcës 1 deri në 2 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit