Transmetuar më 16-10-2026, 22:50

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në bulevardin "Lef Sallata" në qytetin e Vlorës, ku dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, goditja mes mjeteve ka qenë e fortë, duke bërë që të dyja makinat të devijojnë nga rruga kryesore dhe të përfundojnë mbi trotuar.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima nga përplasja. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor i policisë, i cili po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit