Transmetuar më 16-10-2026, 22:22

Një episod tjetër simbolik u regjistrua në orët e mbrëmjes përpara godinës së Kryeministrisë, ku një qytetar u ngjit në shkallët e institucionit me vajzën e tij të mitur në krahë dhe të shoqëruar nga bashkëshortja, duke u përballur drejtpërdrejt me kordonin e policisë.

I riu qëndroi për disa çaste i revoltuar përballë efektivëve të rendit, duke shprehur zemërimin e tij për situatën e krijuar në kryeqytet, dhunën e ushtruar dhe përdorimin e gazit lotsjellës gjatë përplasjeve. Gjithashtu, ai u bëri thirrje të përsëritura punonjësve të Policisë së Shtetit që të heqin kapelet dhe të solidarizohen me protestuesit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit