

Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë vendimin për të larguar Katie Zacharia nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, vetëm një javë pasi ajo mori këtë detyrë.
Sipas këshilltarëve të Shtëpisë së Bardhë, vendimi erdhi pas një starti të vështirë në punë, debutimit të saj të kritikuar ashpër gjatë konferencës për shtyp si dhe pikëpyetjeve të ngritura nga mediat mbi të kaluarën e saj profesionale. Vetë Trump kishte lënë të kuptohej më herët se ajo duhet të rishqyrtonte qëndrimin në këtë pozicion, duke deklaruar publikisht se e kishte këshilluar të mendonte nëse ky rol i përshtatej me të vërtetë.
Teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për të udhëtuar drejt një tubimi politik në Xhorxhia, Trump u shpreh para gazetarëve se Zacharia ishte trajtuar në mënyrë të padrejtë nga mediat, duke e vlerësuar atë si një mbështetëse besnike. Megjithatë, ai pranoi se detyra e zëdhënëses kryesore mund të mos ishte e duhitur për të, ndërsa burime nga administrata konfirmuan se ajo do të largohet përfundimisht nga Shtëpia e Bardhë në ditët në vijim.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






