Transmetuar më 16-10-2026, 22:09

Trazirat dhe protestat studentore janë shtrirë edhe në qytetin e Shkodrës, ku mbrëmjen e së premtes u regjistrua një incident i dhunshëm ndaj godinës së institucionit vendor.

Disa të rinj të maskuar kanë hedhur bomba molotov në drejtim të godinës së Bashkisë së Shkodrës, por nga ky sulm nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Incidenti i mbrëmjes vijoi pas protestës së zhvilluar që gjatë paradites në qytet, ku studentët marshuan nga sheshi "Nënë Tereza" drejt Fakultetit të Drejtësisë dhe atij Ekonomik, duke u bërë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që t’i bashkohen kauzës dhe të bojkotojnë procesin mësimor.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit