Transmetuar më 16-10-2026, 21:54

Pavarësisht se dita e katërt e protestave në kryeqytet u shoqërua me përplasje të reja dhe aktet të dhunshme, mbrëmja e së premtes ka rezervuar edhe momente të papritura paqeje e solidariteti mes të rinjve dhe forcave të rendit.

Rreth orës 20:30, disa nga protestuesit i janë afruar kordonit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), ku në vend të përplasjes, kanë zgjedhur të përqafojnë efektivët dhe t’u ofrojnë shishe me ujë. Gjatë këtij episodi, të rinjtë u kanë bërë thirrje punonjësve të policisë që t’i bashkohen protestës dhe të heqin kapelet.

Në veçanti, një prej të rinjve solli disa shishe ujë për oficerët, duke u shprehur se ato ishin gjithçka që kishte me vete. Këto pamje të rralla sollën një frymëmarrje ndryshe në atmosferën e tensionuar që ka karakterizuar rrugët e Tiranës gjatë ditëve të fundit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit