

Situata në qendër të kryeqytetit vijon të mbetet kaotike, ku zjarre të reja janë ndezur në zonën pranë Sheshit "Skënderbej" gjatë vijimit të protestave.
Në zonën pas godinës së 15-katëshit, protestuesit i kanë vënë flakën stolave plastikë dhe koshave të mbeturinave, duke krijuar një vatër masive zjarri në mes të rrugës. Re të dendura tymi të zi kanë mbuluar të gjithë perimetrin përreth, duke vështirësuar lëvizjen dhe frymëmarrjen në atë aks.
Menjëherë pas përhapjes së flakëve, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë me shpejtësi për izolimin e zjarrit. Veprimi i zjarrfikësve shmangu përhapjen e mëtejshme të flakëve që rrezikonin të përfshinin një objekt aty pranë si dhe pemët përgjatë sheshit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






