Transmetuar më 16-10-2026, 19:46

Pasi u shpërndanë nga bulevardi kryesor pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës, protestuesit i janë drejtuar rrugëve të tjera të Tiranës duke vijuar marshimin dhe aktet e dhunës.

Gjatë lëvizjes në zonën e "Ushtarit të Panjohur", situata është përshkallëzuar sërish kur një grup protestuesish kanë thyer xhamat e një dege të një banke private dhe janë futën brenda ambienteve të saj.

Në të njëjtën kohë, përgjatë marshimit në këtë zonë, protestuesit kanë vijuar përplasjen me forcat e rendit duke qëlluar me gurë e sende të forta në drejtim të efektivëve të policisë që ndodheshin të dislokuar aty.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit