

Situata në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë mbetet e tensionuar, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë shkaktuar sërish incidente dhe të dëmtuar.
Gjatë tensioneve të vazhdueshme, efektivët e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa të rinjtë i janë përgjigjur me goditje me sende të forta në drejtim të kordonit policor.
Si pasojë e përshkallëzimit të trazirave dhe përdorimit të gazit, një vajzë ka mbetur e plagosur dhe e gjakosur në shesh. Protestuesit e pranishëm ndërhynë menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë, e morën në krahë për ta larguar drejt një zone më të sigurt dhe bënë thirrje urgjente për mbërritjen e ambulancës për transportimin e saj drejt spitalit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






