

Durrës – Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Vadardhë të Durrësit, raporton noa.al.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, rreth orës 08:30, një 17-vjeçar, teksa drejtonte një automjet, dyshohet se ka përplasur shtetasen Flutura Bardhi, 44 vjeçe, e cila po lëvizte në këmbë.
Si pasojë e përplasjes, 44-vjeçarja ka humbur jetën.
Rrethanat e aksidentit mbeten objekt hetimi, ndërsa pritet që veprimet e mëtejshme të përcaktojnë dinamikën e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësitë. /noa.al
Foto arkiv
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






