

TIRANË – Protesta në kryeqytet është shoqëruar me tensione të reja, pasi protestuesit janë zhvendosur në zonën para Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, disa prej protestuesve kanë nisur të thyejnë xhamat dhe të dëmtojnë derën e godinës së Kryesisë së Kuvendit, ndërsa kanë tentuar të hyjnë brenda ambienteve të institucionit.
Situata ka bërë që policia të ndërhyjë për të shpërndarë turmën, duke përdorur gaz lotsjellës.
Zhvillimet e fundit vijnë në një moment kur protesta në Tiranë është përshkallëzuar, me tensione mes demonstruesve dhe forcave të rendit.
Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar apo për arrestime lidhur me incidentet pranë Kryesisë së Kuvendit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






