Transmetuar më 16-10-2026, 17:15

Kina ka rritur përpjekjet dhe investimet për t’i dhënë përparësi me vendosmëri ruajtjes ekologjike dhe zhvillimit të gjelbër

Objektivat e tanishme, por edhe të së ardhmes janë përqendruar për mbrojtje të integruar dhe qeverisje sistematike të mjedisit natyror, përfshirë malet, ujërat, pyjet, tokat bujqësore, liqenet, kullotat dhe shkretëtirat, duke ulur emetimet e karbonit, duke frenuar ndotjet, duke shtuar gjelbërimin krahas rritjes ekonomike në rrugën që i jep përparësi ekologjisë dhe zhvillimit të gjelbër.

Gjatë një vizite në qytetin Ulanqab të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, duke vlerësuar mjedisin dhe dobinë e ruajtjes së tij, presidenti kinez Xi Jinping tha se krahina të ndryshme të vendit kanë kushte me ndryshime të mëdha, ndaj autoritetet lokale duhet të zbatojnë si duhet strategjinë e planifikimin e paracaktuar, duke çuar përpara zhvillimin me cilësi të lartë në bazë të realitetit përkatës dhe të shfrytëzimit të epërsive të tyre.

Gjatë qëndrimit në këtë rajon, presidenti vizitoi rezervatin natyror të liqenit Huangqihai, rajonin e teknologjisë së lartë të Chaharit, për t’u njohur nga afër me zhvillimin vendor në mbrojtjen natyrore, në ekonominë digjitale dhe në rritjen e mirëqenies së banorëve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit