

Policia publikon bilancin e ri pas protestës së djeshme në Tiranë: 56 të arrestuar, 97 të proceduar dhe 24 efektivë të dëmtuar. Mes personave të arrestuar janë edhe 16 të mitur
Policia e Tiranës ka bërë publik pak më parë bilancin e ri të masave të marra pas protestës së një dite më parë në kryeqytet, ku pati përplasje me efektivët, dëmtime pronash dhe djegie automjetesh policie.
Sipas njoftimit zyrtar, janë arrestuar 56 persona, ndërsa 97 të tjerë janë proceduar penalisht për veprime që lidhen me kundërshtimin dhe goditjen e punonjësve të Policisë, dëmtimin e institucioneve shtetërore, bizneseve, bankave, sinjalistikës rrugore dhe pronave publike e private.
Policia thotë se gjatë tubimit janë hedhur gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të efektivëve dhe godinave shtetërore. Sipas të njëjtit burim, gjatë incidenteve janë djegur edhe automjete policie.
Si pasojë e përplasjeve, 24 punonjës policie janë dëmtuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.
Mes 56 të arrestuarve janë edhe 16 të mitur të moshave 15 deri në 17 vjeç.
Më poshtë emrat e personave madhorë të arrestuar: Najan Vila, Liridon Ademaj, Eldis Mehmeti, Daniel Tare, Ergys Nurka, Xhoel Kicja, Eldrin Shahini, Marjo Norja, Hari Duni, Fitim Dervishi, Lisian Milushi, Eldi Demirxhiu, Igli Kokona, Elvis Dervishi, Elkan Qevani, Solon Daci, Fatbardh Muca, Ilmar Gugashi, Xhemal Kaca, Marlind Kadiu, Kleant Koçi, Paulo Kodra, Fladijon Tafili, Angjelo Stefa, Lorenc Vladi, Marjel Arapi, Ryan Çuni, Igli Dragjoshi, Brajan Belaj, Edrin Musaraj, Arbri Lakasi, Fatjon Gjiza, Kevin Gurakuqi, Paolo Gurakuqi, Zamir Sala, Leonard Cemenja, Eldi Prenga, Desli Shehu, Agron Ballia dhe Gëzim Mançe.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë protestës.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






