

Për shkak të zhvillimeve të fundit në kryeqytet, ambasada do të qëndrojë e mbyllur deri në një njoftim të dytë. Për rastet urgjente konsullore, qytetarët mund të kontaktojnë numrin e emergjencës.
TIRANË – Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar mbylljen e aktivitetit të saj duke nisur nga dita e sotme, për shkak të situatës së krijuar nga protestat në kryeqytet.
Përmes një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyrtare, ambasada bën me dije se rihapja do të varet nga ecuria e situatës, pa përcaktuar një datë konkrete për rifillimin e aktivitetit.
“Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur”, thuhet në njoftim.
Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë nevoja urgjente konsullore të kontaktojnë numrin celular të emergjencës së institucionit.
Mbetet e paqartë se sa do të zgjasë mbyllja, ndërsa çdo vendim për rihapjen do të varet nga zhvillimet e mëtejshme të situatës në kryeqytet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






