

VAU I DEJËS — Një ngjarje e rëndë kriminale brenda familjes ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme në fshatin Barbullush të bashkisë Vau i Dejës, ku një burrë ka goditur me mjet të fortë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime shumë të rënda trupore.
Sipas të dhënave të konfirmuara, shtetasi Vlash Krajni, 73 vjeç, dyshohet se ka goditur me çekiç në kokë bashkëshorten e tij, shtetasen Leze Krajni, 68 vjeçe. Si pasojë e goditjeve të rënda, e dëmtuara është transportuar me urgjencë nga ekipi mjekësor drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet në gjendje kritike dhe në rrezik për jetën.
Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të Policisë Vendore ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e menjëhershëm të 73-vjeçarit Vlash Krajni në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale e hetimore.
Motivet e këtij krimi të rëndë në familje mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






