

VAU I DEJËS — Një ngjarje e rëndë kriminale brenda familjes ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme në Vaun e Dejës, ku një burrë ka goditur me sqepar bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime shumë të rënda trupore.
E dëmtuara është Leze Krajni, rreth 68 vjeçe. Ajo është transportuar me urgjencë nga ekipi mjekësor drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet në gjendje kritike dhe në rrezik për jetën.
Reagimi i Policisë Vendore të Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e shpejtë të bashkëshortit të saj, 73 vjeçarin Vlash Krajni, i cili dyshohet se është autori i goditjes me mjetin e mprehtë.
Motivet e këtij krimi të rëndë në familje mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë veprimet administrative e procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në fshatin Barbullush, shtetasi V. K. 73 vjeç, dyshohet se ka goditur me çekiç, në kokë, bashkëshorten e tij, shtetasen L. K., 68 vjeçe,e cila është dëmtuar rëndë.
Shtetasi V. K. është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






