Transmetuar më 16-10-2026, 13:51

TIRANË — Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve përballë godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) po përjeton tensione të ashpra e përplasje të dhunshme mes të rinjve dhe forcave të rendit.

Protestuesit kanë goditur me gurë dhe sende të forta në drejtim të godinës institucionale dhe efektivëve, ndërsa Policia e Shtetit është kundërpërgjigjur duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Përdorimi i gazit dhe ujit ka bërë që protestuesit të shpërndahen përkohësisht në rrugët dytësore pranë Rrugës së Durrësit, por pas pak minutash të rinjtë janë rigrupuar sërish përballë godinës së ministrisë.

Gjatë këtyre përplasjeve të përshkallëzuara, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke kryer shoqërime të dhunshme të disa protestuesve drejt komisariateve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit