

Në kulmin e protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh të shkurtër në Facebook.
Pa iu referuar drejtpërdrejt protestës në tekstin e publikuar, Rama ka përdorur një formulim që vjen në një moment të tensionuar politik dhe shoqëror, ndërsa në kryeqytet vijojnë tubimet dhe marshimet.
“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkruan Rama.
Mesazhi i kryeministrit vjen teksa studentë, gjimnazistë dhe qytetarë janë mbledhur në disa pika të Tiranës ndërsa një pjesë e tyre kanë marshuar drejt institucioneve qendrore. Protesta sot është shtrirë në të gjithë Shqipërinë, ndërsa policia po shfaqet shumë energjike në raprezaljen e saj.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






