Transmetuar më 16-10-2026, 13:23

TIRANË — Situata përballë godinës së Ministrisë së Arsimit është tensionuar ndjeshëm këtë të premte, ku janë regjistruar përplasje të reja fizike mes të rinjve protestues dhe forcave të rendit.

Gjatë përpjekjeve të efektivëve të policisë për të zmbrapsur dhe tërhequr protestuesit nga rrethimi i institucionit, forcat e rendit kanë përdorur spraj djegës në drejtim të tyre. E gjitha nisi kur disa të rinj po hidhnin shishka uji në drejtim të Ministrisë dhe gardhit policor.

Përdorimi i sprajit ka shkaktuar reagim të menjëhershëm dhe kundërshtim nga ana e protestuesve, të cilët kanë vijuar rezistencën përballë kordonit policor në hyrje të ministrisë.

Ky zhvillim vjen pasi tre ditë me radhë policia u tregua vazhdimisht neglizhente ndërsa shkatërrohej dikasteri dhe energjike për të arrestuar protestues pasi dëmi ishte bërë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit