Transmetuar më 16-10-2026, 13:17

VLORË — Një studente ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë gjatë protestës së zhvilluar këtë të premte në qytetin e Vlorës.

Ndihma e parë i është dhënë menjëherë nga të rinjtë e pranishëm në tubim deri në mbërritjen e ekipit mjekësor. Pak minuta më vonë, në vendngjarje ka mbërritur me urgjencë ambulanca, e cila e ka transportuar studenten drejt spitalit rajonal për të marrë kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Ngjarja ka ndodhur në një atmosferë mjaft të ngarkuar, pasi tensionet dhe përplasjet fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë vijuar gjatë gjithë ditës edhe në qytetin bregdetar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit