Transmetuar më 16-10-2026, 13:15

DIBËR — Përplasje të dhunshme fizike mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit janë regjistruar këtë të premte në Dibër, ku situata është tensionuar ndjeshëm gjatë tubimit të rinisë.

Gjatë përshkallëzimit të tensioneve, protestuesit janë përleshur me forcat e rendit dhe kanë sulmuar furgonin e policisë që ndodhej në vendngjarje.

Në pamjet nga terreni, qytetarët e pranishëm dhe pjesëmarrësit në protestë dëgjohen të thërrasin njëzëri drejtuar efektivëve: “Lëshojini… turp…”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit