

TIRANË — Një përplasje e ashpër me fyerje dhe etiketime të rënda ka shpërthyer në rrjetet sociale mes ish-zëvendësministrit të Arsimit, Oltion Rrumbullaku, dhe kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Debati ka nisur pas një komenti të Rrumbullakut në rrjetin social Facebook, ku i drejtohej Ballës me pyetjen: “Ku e keni praninë besnike, nesër se po interesohen nga gjimnazet?”
Lidhur me këtë ngacmim, Taulant Balla ka kthyer një përgjigje me ton fyes, duke u shprehur:
"Kemi bërë edhe ne gabime, se kishim një zëvendës ministër hale si puna jote."
Kundërpërgjigja e ish-zëvendësministrit Rrumbullaku ka qenë mjaft e ashpër, duke përmendur kontributin e tij në debatet politike të vitit 2013 përballë Partisë Demokratike.
Në reagimin e tij, Oltion Rrumbullaku shkroi:
“O hale e qelbur. O vemje! Po kush ishte në debatet kryesore kundër PD-së në 2013? Nuk ishe ti, o vemje. Isha unë, Shkëlqim Cani, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Damian Gjiknuri. Ti nuk ekzistoje fare. Vemje.”

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






