Transmetuar më 16-10-2026, 11:40

TIRANË — Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për 19 protestuesit e arrestuar gjatë ditës së parë të protestës më 13 tetor, ku vetëm një prej tyre është lënë në burg, 6 të tjerë në "arrest shtëpie" dhe 12 nën masën "detyrim paraqitjeje".

Seanca gjyqësore e udhëhequr nga gjyqtarja Amarilda Sulaj nisi në orën 08:30 dhe u zhvillua në disa grupe. Të arrestuarit, nga mosha 23 deri në 59 vjeç, përballen me tetë vepra të ndryshme penale, përfshirë kundërshtimin e punonjësve të policisë, prishjen e rendit publik dhe shkatërrimin e pronës me zjarr.

Përveç të arrestuarve, nën hetim në gjendje të lirë po ndiqen edhe 49 persona të tjerë për ngjarjet e ditës së parë ku mbetën të lënduar 6 efektivë policie.

Mes masave të caktuara, gjykata vendosi masën "arrest shtëpie" për Klevi Metajn, Xheison Petokun, Erand Zenollarin, Korado Aliajn dhe Kalosh Hysbajramin, ndërsa masë më të lehtë atë të "detyrimit për paraqitje" për Olsi Voglin, Hamza Bushin dhe Brixhet Balin.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit