

TIRANË — Ish-sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, aktualisht drejtoreshë e KESH, Viola Haxhiademi, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Haxhiademi u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm për orë me radhë dhe u largua nga institucioni pas përfundimit të seancës pyetëse. Hetimet lidhen me dosjen në ngarkim të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku ekzistojnë dyshime për abuzime me procedurat e tenderave publikë.
Mësohet se SPAK ka sekuestruar dhe administruar telefonin e Haxhiademit, nga këqyrja e të cilit kanë dalë të dhëna dhe indicie për shkelje të ndryshme. Zyrtarja e lartë konsiderohet si një nga personat kyç në këtë hetim, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ajo thirret për të dëshmuar përpara prokurorëve të posaçëm.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






